UBT News

Sotheby’s do të organizojë ankand bamirësie me çanta unike Louis Vuitton

Shtëpia franceze e modës po bashkëpunon me ankandet për të shitur një koleksion unik prej 22 çantash Artycapucines të dizajnuara nga artistët e markës.

Louis Vuitton po bashkohet me Sotheby’s për të nxjerrë në ankand 22 çanta individuale dhe të ardhurat do të shkojnë për bamirësi.

Çantat janë pjesë e koleksionit “Artycapucines” të shtëpisë franceze të modës. Modeli është emëruar pas rrugës pariziane Rue Neuve-des-Capucines, ku Louis Vuitton hapi dyqanin e tij të parë në vitin 1854./UBTNews/

Exit mobile version