Real Madrid dhe PSG do të takohen sonte me fillim nga ora 21:00 në “Santiago Bernabeu” në kuadër të 1/8 së finalës në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë përfundoi në favor të Parisit pasiqë mposhtën madrilenët 1 me 0, por asgjë nuk është e sigurt sepse këta të fundit do të kërkojnë fitore në shtëpinë e tyre dhe të sigurojnë biletën për çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Rikthimi i Lionel Messit në “Santiago Bernabeu” është i frikshëm për kundërshtarët. Messi në 23 ndeshje ka shënuar 15 gola dhe realizoi nëntë asistime në këtë stadium.
Përballja tjetër në këtë rreth të kualifikimeve është ajo mes Manchester City dhe Sporting, tashmë pothuajse është gjithçka e kryer, sepse ndeshja e parë përfundoi me rezultat 0 me 5./UBTNews/