UBT News

Sot zhvillohet ndeshja historike e Ballkanit

Kampioni i Kosovës në futboll, FC Ballkani e zhvillon sot ndeshjen kthyese në kuadër të play-off në Ligën e Konferencës kundër FC Shkupit.

Kjo përballje është historike pasiqë asnjë ekip tjetër nga Kosova nuk ka arritur këtë sukses, me kalim tutje në grupet e Ligës së Konferencës, historia do vazhdon të shkruhet tutje.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave në Shkup, u përmbyll me fitore të kampionëve tanë me rezultat 1 me 2.

Golin e parë në ndeshje e kishte shënuar Adetunji i Shkupit në minutën e 19’ të ndeshjes për të barazuar rezultatin vetëm katër minuta më vonë Albion Rrahmani. Një supergol i Meriton Korenicës i përmbysi shkupjanët dhe i dha fitoren ekipit nga Theranda.

Ndeshja e sotme zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtinë me fillim nga ora 20:00. /UBTNews/

Exit mobile version