UBT News

Sot zhvillohet “La Finalissima”, Italia e Argjentina takohen në “Wembley”

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet përballja tejet interesante mes Kombëtares së Italisë dhe asaj të Argjentinës, e njohur ndryshe me emrin “La Finalissima”.

Ky do të jetë edicioni i tretë i kësaj gare, në të cilin kampioni i Evropianit dhe kampioni i CONMEBOL takohen në një ndeshje që organizohet nga UEFA dhe CONMEBOL.

Në vitin 1985, Franca e mposhti Uruguain me rezultat dy me zero, kurse tetë vite më vonë Argjentina shënoi fitore me ndihmën e penalltive kundër Danimarkës.

Italia e fitoi Kampionatin Evropian Euro 2020 pasi që në finale e mposhti Anglinë, me anë të penalltive, kurse Argjentina shënoi fitore me rezultat një me zero kundër Brazilit në finalen e Kupës së Amerikës.

Ndërkaq sot, Italia dhe Argjentina do të përballen kokë më kokë për trofeun e “La Finalissimas”, ndeshje kjo e cila është cilësuar edhe si Kupa e Kampionëve nga UEFA. /UBTNews/

Exit mobile version