UBT News

Sot zhvillohet derbi i madh i futbollit kosovar

Java e dytë e Superligës së Kosovës në futboll vazhdon edhe sot me një ndeshje spektakolare.

Në qytetin e Gjilanit, kampioni i Kosovës, Ballkani do të ballafaqohet me skuadrën e Gjilanit, aty ku do të kërkojë fitoren e dytë pas asaj kundër Dukagjinit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00.

Exit mobile version