Sot (e mërkurë) zhvillohen ndeshjet e para të dy gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës në futboll.
Kupa e Kosovës ka hyrë në “zonën e nxehtë” pasi tashmë vetëm katër skuadra do të rivalizojnë për trofeun dhe daljen në Evropë.
Prishtina e Llapi nga Superliga dhe Istogu e Dukagjini nga Liga e Parë janë skuadrat e mbetura, të cilat sot do t’i zhvillojnë ndeshjet e para.
Vëmendja padyshim se është në Prishtinë, ku vendasit kryeqytetas presin rivalët e vjetër rajonal të Llapit.
Takimi tjetër gjysmë-final do të zhvillohet në Istog, ku “Troftat” presin Dukagjinin, teksa të dy ndeshjet pritet të zhvillohen nga ora 15:00.
Ndeshjet kthyese zhvillohen pas dy jave apo saktësisht me datë 21 prill.