UBT News

Sot zhvillohen ndeshjet e mbetura të xhiros së 24-të në BKT Superligën e Kosovës

Derbi i 39 i Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit zhvillohet sot. Statistikat e përgjithshme janë në favor të Dritës e cila ka 14 fitore kurse Gjilani 12 fitore dhe kanë barazuar 12 herë. Në këtë sezon dy ndeshje të derbit kanë qenë në stinorin vjeshtor dhe të dyjat i fituan skifterat, mbetet të shihet se a do e kompletojnë “hat-trickun” e fitoreve në derbi këtë sezon.

Përballja tjetër është mes Llapit dhe Drenicës që luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Të dyja ndeshjet fillojnë në ora 13:00./UBTNews/

Exit mobile version