Duka i Kembrixhit dhe ai i Sussexit do të zbulojnë sot statujën e nënës së tyre, princeshës së Uellsit, në ditëlindjen e saj të 60-të.
Kjo do të jetë paraqitja e parë e princave William dhe Harry qysh nga funerali i Dukës së Edinburgut në muajin prill.
Ceremonia e zbulimit do të bëhet sot në Kopshtin Kensington, shtëpia e Princit William dhe familjes së tij.

Skulptori i zgjedhur për të krijuar statujën është Ian Rank-Broadley, i cili pikturoi bedelin e Elizabetës II në monedhat britanike.
Një burim i tha agjencisë së lajmeve PA se ceremonia do të jetë e vogël dhe një moment personal për familjen./UBTNews