Kupa e Kosovës në futboll vazhdon me ndeshjet tjera të së 16-ës së finales. Këtë fazë e ka filluar ditën e djeshme ekipi i Dritës, e cila e mposhti Rahovecin 3:0.
Sot luajnë ekipet tjera të mëdha të Superligës, që do të përballen me ekipet e kategorive më të ulëta.
Kampioni aktual i Kosovës, Ballkani luan me Rilindjen 1974, kurse Prishtina me ekipin Top Futbolli. Llapi do ta vizitojë Flamurtarin, kurse Gjilani përballet me Lirinë. Ndeshje interesante pritet të jetë mes Trepçës ’89 e Suharekës, kurse Malisheva do ta vizitojë Fushë Kosovën.
Sot luhen 15 ndeshje të kësaj faze dhe të gjitha takimet e sotme nisin nga ora 12:00 dhe do të nxirren tetë çiftet e së tetës së finales së Kupës së Kosovës./UBTNews/