UBT News

Sot tetë vjet më parë, Kobe Bryant njoftoi për pensionimin nga basketbolli

Sot tetë vjet më parë, legjenda e basketbollit, Kobe Bryant njoftoi për pensionimin e tij si basketbollist, respektivisht më 29 nëntor të vitit 2015.

Koby Bryant kaloi vitet e hershme të jetës së tij në Itali, dhe iu bashkua NBA direkt nga shkolla e mesme, raporton KosovaPress.

Një nuhatës i shkëlqyer i koshit, Bryant fitoi pesë tituj të kampionatit NBA dhe u shpall MVP në vitin 2008 sa ishte te LA Lakers. Edhe pse sezonet e tij të mëtejme u karakterizuan me lëndime të shumta, ai tejkaloi legjendën Michael Jordan si i treti në listën e basketbollistëve që kanë shënuar më së shumti pikë në NBA në dhjetor të vitit 2014 dhe më pas u pensionua në vitin 2016, pasi që shënoi 60 pikë në ndeshjen e fundit të karrierës së tij.

Në vitin 2018, Bryant fitoi çmimin për filmin më të mirë të animuar të shkurtër “Dear Basketball”.

Më 26 janar të vitit 2020, tragjikisht, Bryant u përfshi në një aksident me helikopter, që la të vdekur atë, vajzën e tij Gigin (13 vjeçare) dhe shtatë persona të tjerë.

Exit mobile version