Sot gjatë ditës pritet transferimi i Jakup Krasniqit në Hagë. Këtë e ka konfirmuar avokati i tij mbrojtës, Valon Hasani, i cili bëri të ditur se aktakuza është konfirmuar.
“Krejt çfarë mund të konfirmojë është që ka një bastisje… Aktakuza e cila është konfirmuar, tash duhet të transferohet zotëri Krasniqi në Hagë, besoj gjatë ditës së sotme”, ka deklaruar Hasani.
Zyrtarë të Speciales e kanë bastisur sot shtëpinë e Jakup Krasniqit.