Nga sezoni i ardhshëm gjiganti bavarez, Bayern Munich do të jetë me trajner të ri pasi ai aktual, Hans Flick edhe zyrtarisht ka vendosur që të largohet nga klubi në përfundim të këtij sezoni.
Julian Nagelsman është emri me të cilin drejtuesit e Bayernit i filluan menjëherë kontaktet dhe si rezultat i disa ditëve bisedimesh, duket se marrëveshja është shumë afër mbylljes.
Është gazetari i njohur, Fabriizio Romano, ai i cili raporton sot se zyrtarizimi mund të ndodhë në orët në vazhdim me Nagelsman që pritet të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2026.
Bayerni thuhet se do të paguajë 25 milionë euro për këtë marrëveshje duke përfshirë edhe një pjesë e cila do të shkojë tek RB Leipzig.