Sot, edhe pse jo zyrtarisht, por në njëfarë mënyrë, fillon udhëtimi i Lojërave Olimpike “Parisi 2024”, duke sjellë përpara një përzierje emocionuese të sporteve si futbolli dhe rugby sevens.
Ndeshjet e para të kësaj dite përfshijnë futbollin, ku Kombëtarja e Argjentinës do të ballafaqohet me Marokon, ndërsa Uzbekistani do të përballen me Spanjën. Këto ndeshje do të zhvillohen në të njëjtën kohë, duke filluar nga ora 15:00.
Gjysma e orës më pas, në ora 15:30, vjen rradha e rugby sevens, ku Australia do të përballet me Samoan. Kjo disiplinë emocionuese e rugbyt ka për të sjellë shumë adrenalinë dhe rivalitet sportiv për shikuesit.
Lojërat Olimpike “Parisi 2024” do të fillojnë zyrtarisht më 26 korrik, me hapjen e madhe ceremoniale që do të mbahet nga ora 20:00. Në këtë ceremoni, përveç sportistëve dhe delegacioneve të vendit, do të jetë pjesë edhe shteti i Kosovës, i cili për herë të parë merr pjesë në këtë ngjarje të madhe sportive ndërkombëtare./UBTnews/