Forumi Ekonomik i Vjenës do të nisë sot, më 14 nëntor, ku pjesëmarrës në diskutim do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në sesionin e dytë me temën “Sigurimi i zhvillimit ekonomik rajonal në një mjedis të pasigurt. Si të menaxhohen sfidat nën presionin e realitetit?”.
Pjesë e këtij diskutimi do të jenë edhe kryeministri i Rumanisë, Nicolae-Ionel Ciuca, kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, zëvendëskryeministrja e Republikës së Shqipërisë, Belinda Balluku, dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Faruk Kaymakci.
Forumi i 19-të Ekonomik i Vjenës: “Dialogu i së ardhmes së Vjenës 2022 – Ekonomia takohet me politikën në kohë të vështira dhe të pasigurta”, do të nisë në orën 09:00.
Ndërkaq, në sesionin e parë do të diskutohet tema “A mund të jetë ekonomia një forcë lëvizëse në kohë të vështira dhe të pasigurta?”