UBT News

Sot nis ekzekutimi i pagesave të 10 përqindëshit nga Trusti

Fondi i Kursimeve Pensionale njofton se sot gjatë ditës do të fillojë ekzekutimi i pagesave të 10 përqindëshit nga Trusti për aplikimet e realizuara më datë 11 dhjetor 2020. Sipas njoftimit të Trustit, pagesat do të dalin brenda 24 orëve.

Ndërkaq për personat që kanë aplikuar gjatë periudhës prej 12 deri më 17 dhjetor 2020, nesër do të ekzekutohen pagesat.

“Të nderuar kontribuues,pas përpjekjeve maksimale nga stafi i Trustit, që pagesat të kryhen sa më shpejt, ju bëjmë të ditur se sot, gjatë ditës, fillon ekzekutimi i pagesave për aplikimet e realizuara më datë 11 dhjetor 2020. Pas dërgimit të mjeteve në banka, presim që pagesat të dalin në llogari të përfituesve brenda 24 orëve. Për informim, më 11 dhjetor kanë aplikuar 219,729 kontribuues dhe për ta do të shpaguhen rreth 112.2 milionë euro.Ndërsa nesër, më 22 dhjetor, do të ekzekutohen pagesat për aplikimet e realizuara prej 12 deri 17 dhjetor 2020. Edhe ato presim të dalin në llogari brenda 24 orëve të tjera”, thuhet në njoftim.

Sipas Trustit, përfitues janë 137 mijë e 543 kontribues me rreth 58.3 milionë euro.

“Shuma totale e aplikimeve në 7-ditëshin e parë, prej 170.5 milionë euro, është e përbërë nga: kontributet në masën 137.7 milionë euro dhe fitimet nga investimet në vlerë 32.8 milionë euro”, njofton Trusti./UBTNews

Ekzekutimi i pagesave për 10%-shin Të nderuar kontribuues, pas përpjekjeve maksimale nga stafi i Trustit, që pagesat…

Posted by Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës on Monday, December 21, 2020

Exit mobile version