Sot mbahet ceremonia zyrtare e hapjes së edicionit të 22-të të festës së vjeljes së rrushit “Hardh Fest”, me sloganin “Prek n’rrush, shijo n’ven”. Sipas njoftimit, ceremonia është paraparë të nis nga ora 12:00.
Është bërë e ditur se aty merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.