Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë si dhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, janë katër komisionet që do të mblidhen sot.
Në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport që do të mblidhet në ora 10:00 do të bëhet raportimi i anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. Po ashtu deputetët e këtij komisioni do të diskutojnë lidhur me procesin e mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit për botimin e teksteve shkollore, mjeteve mësimore, lektyrës shkollore dhe të dokumentacionit pedagogjik.
Komisioni për Ekonomi, Industri dhe Ndërmarrësi do të mblidhet në ora 11:00. Rend dite në këtë komision është projektligji për tregtinë me produktet e naftës dhe karburante të ripërtrishme.
Ndërsa në ora 13:00 do të mblidhet Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë, e që në rend dite ka miratimin e procesverbali të mbledhjes së 27 korrikut, si dhe miratimin e raportit të punës së komisionit për vitin 2021 të sesionit pranveror.
Ndërkohë që në ora 13:00 do të mbahet edhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Personat e Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.
Në këtë komision është i ftuar zëvendëskryeministri, Besnik Bisilimi.