Në stadiumin “Elbasan Arena”, sot zhvillohet vëllazërorja mes Shqipërisë dhe Kosovës, pa praninë e tifozëve.
Të dy skuadrat, përpara se të vazhdojnë me dy ndeshjet e fundit, të mbetura në Ligën e Kombeve, do të ndeshen mes vete, në një ndeshje që më shumë do të jetë taktike dhe provuese për ekipet kombëtare.
Ndeshja do të nis nga ora 16:00, teksa interesimi për të parë djemtë e të dy ekipeve është i madh, ani pse ndeshen mes vete në një duel që mund të ketë vetëm një fitues./UBTNews