UBT News

Sot ndeshen Gjilani e Arbëria

Gjilani – Arbëria është ndeshja e fundit e xhiros së pestë në elitën e futbollit kosovar.

Ndeshja Gjilani – Arbëria zhvillohet sot në stadiumin “Agim Ramadani – Katana”, në Gjilan. Kryetrajneri Mezani, do të pasojë me listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen, e cila do të publikohet më vonë.

“Skuadra mbyll përgaditjet për duelin kundër Arbërisë, futbollistët të gatshëm për sfidën e javës së 5-të kampionaleMesditën e sotme futbollistët, mbajtën seancën e fundit stërvitore, në vigjilje të ndeshjes përmbyllëse të kësaj xhiroje, kundër Arbërisë.Kryetrajneri Gentian Mezani, sot pati mundësinë që ti punoj detajet e fundit me futbollistët e tijë, për këtë sfidë e cila do të zhvillohet ditën e hëne (5 tetor), me fillim nga ora 15:00.Lojtarët e skuadrës sonë, sot, ju përgjigjën mjaftë mirë skemave të numrit një të shtabit teknik, ku treguan moral të lartë për sfidën kundër Arbërisë, sfidë e cila do të zhvillohet në stadiumin “Agim Ramadani-Katana”, në Gjilan.Sikurse zakonisht, kryetrajneri Mezani, do të pasojë me listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen, e cila do të publikohet më vonë.”, thuhet në njoftimin e SC Gjilanit./UBTNews

Exit mobile version