Finalet e “Play-off”-it të ProCredit Superligës po dhurojnë emocione të jashtëzakonshme, me atmosferë fantastike dhe ndeshje të bukura në parket. Çdo ndeshje është shumë e rëndësishme dhe luftohet deri në sekondën e fundit për çdo top.
Seria finale e “Play-off”-it zhvendoset në Mitrovicë, ku përballen Trepça dhe Bashkimi, dy skuadrat që ishin renditur në dy pozitat e para në garat e rregullta. Seria finale është 3:2 për ‘Xehetarët’.
Nëse fiton Trepça, atëherë do të mbrojë titullin e kampionit, ndërsa Bashkimi do të luftojë për fitore për të barazuar serinë finale në 3:3, në mënyrë që finalja vendimtare të jetë të dielën në Prizren.
Ndeshja zhvillohet në Palestrën ‘Minatori’ nga ora 19:00.