Kosova do të karakterizohet sot nga një mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesëshme.
Sipas parashikimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), kushtet atmosferike do të jenë më të qëndrueshme në të gjithë vendin, duke bërë që mundësitë për reshje shiu të jenë mjaft të ulëta.
Sa i përket vlerave termike, temperaturat minimale gjatë mëngjesit dhe natës do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14°C. Ndërkohë, gjatë ditës pritet mot i ngrohtë, me temperaturat maksimale që do të rriten duke shënuar vlera nga 26 deri në 29°C.
Gjatë ditës do të fryjë edhe një erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes, shpejtësia e së cilës do të lëvizë nga 1 deri në 4 m/s, duke sjellë një freski të lehtë.
