UBT News

Sot mot i vranët

Sot do të mbajë mot më dinamik në raport me dy ditët e fundit. Kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Instituti Meteorologjik i Kosovës ka paraparë vranësira të çrregullta, të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe verilindjes.

Exit mobile version