UBT News

Sot miqësorja Kosova U21 – Shqipëria U21

Kombëtarja U21 e Kosovës sot do ta luajë një miqësore ndaj Kombëtares U21 të Shqipërisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndeshja zhvillohet në orën 19:00.

“Atmosfera në kampin e Dardanëve të rinj është shumë e mirë dhe dueli i nesërm pritet me optimizëm të madh për sukses”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit.

Përzgjedhësi Rafet Prekazi për këtë ndeshje në vend të Destan Bajselmanit, Alban Ajdinit dhe Donat Rrudhanit, ka ftuar Ramiz Bytyqin, Almir Kryeziun dhe Valmir Veliun./UBTNews

Exit mobile version