UBT News

Sot mësohen dy skuadrat e fundit që prekin çerekfinalen e Ligës së Kampionëve

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet tejet interesante në Ligën e Kampionëve, ku edhe do të mësojmë dy skuadrat e fundit të cilat sigurojnë biletën drejt fazës së çerekfinales së turneut.

Të dy ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 21:00, ku e gjithë vëmendja do të jetë te derbi mes Real Madridit dhe Liverpoolit.

Ndeshja e parë që u zhvillua në “Anfield Road” përfundoi me fitore të thellë 5:2 të Realit, dhe Liverpoolit sot do t’i nevojitet një mrekulli për ta eliminuar kampionin aktual evropian.

Ndërkaq, krahas këtij takimi do të zhvillohet edhe përballja tjetër mes Napolit dhe skuadrës së Eintracht Frankfurtit.

Ndeshja e parë që u luajt në “Deutsche Bank Park” përfundoi me fitore solide 2:0 të Napolit, dhe napolitanëve sot iu mjafton vetëm barazimi në “Diego Armando Maradona” për të vazhduar në çerekfinale.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve e gjeni më poshtë:

21:00 Napoli – Eintracht Frankfurt (Stadiumi Diego Armando Maradona)

21:00 Real Madrid – Liverpool (Stadiumi Santiago Bernabeu)

Exit mobile version