UBT News

Sot mësohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës

Pasi i mësuam çerekfinalistët në të dy kompeticionet evropiane, si në atë të Ligës së Kampionëve, po ashtu edhe në atë të Ligës së Evropës, sot do t’i mësojmë përballjet e reja në kuadër të çerekfinaleve të këtyre dy garave.

Me fillim nga ora 12:00 do të zhvillohet ceremonia e hedhjes së shortit në Ligën e Kampionëve, ndërsa nga ora 13:00 do të hedhet shorti për çerekfinalistët e Ligës së Evropës.

Në Ligën e Kampionëve skuadrat që kanë kaluar në çerekfinale janë Bayern Munich, Liverpool, Chelsea, Dortmund, Manchester City, Paris Saint-Germain, Porto dhe Real Madrid.

Në anën tjetër, në Ligën e Evropës skuadrat e konfirmuara për në çerekfinale janë Ajax, Dinamo Zagreb, Arsenal, Granada, Manchester United, Roma, Slavia Prague dhe Villarreal.

Exit mobile version