UBT News

Sot mbërrijnë dozat e para të vaksinës AstraZeneca në Shqipëri

Në Shqipëri sot do të mbërrijnë 38 mijë e 400 dozat e para të vaksinës antiCOVID AstraZeneca.

Lajmin për ardhjen e mbi 38 mijë dozave të vaksinës AstraZeneca e ka bërë të ditur dy ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai këtë e ka quajtur lajm të mirë duke thënë se menjëherë do të fillojë vaksinimi i mësuesve.

“LAJM I MIRË. Pasnesër mbërrijnë 38 400 DOZAT E PARA TË VAKSINËS ASTRAZENECA dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve”, shkroi Rama të mërkurën.

Të mërkurën deklaratë dha edhe ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu. Ajo deklaroi se është drejt përfundimit vaksinimi i stafeve mjekësore në të gjithë vendin.

Aktualisht në Shqipëri janë 35 mijë e 181 raste aktive. 

Exit mobile version