UBT News

Sot martohet Britney Spears, nuk fton familjen në dasmë

Britney Spears pritet të martohet sot me të fejuarin e saj, Sam Asghari.

Çifti do të lidhë kurorë në një ceremoni intime me rreth 100 persona, dhe vëllai i saj Bryan do të jetë i pranishëm.

Por burimet i thanë TMZ se babai i Britney, Jamie Spears, nuk pritet të jetë në dasmë.

Burimet besojnë gjithashtu se nëna e këngëtares, Lynne Spears dhe motra e saj Jamie nuk do të jenë aty për ditën e madhe të këngëtares.

Në prill, Britney – e cila ka djemtë Sean, 16 dhe Jayden, 15, me ish-bashkëshortin Kevin Federline – zbuloi se ajo dhe Sam ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku, por vetëm një muaj më vonë dyshja ndanë lajmin tronditës se ata kishin humbur në mënyrë tragjike fëmijën e tyre./UBTNews/

Exit mobile version