Gjithçka është gati për finalen e madhe të Kupës së Botës 2026, ku sonte do të përballen dy gjigantët e futbollit botëror, Spanja dhe Argjentina, në një duel që do të përcaktojë kampionin e ri të botës. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “New York New Jersey Stadium” (MetLife Stadium), me fillim nga ora 21:00 sipas kohës së Kosovës.
Të dyja kombëtaret kanë zhvilluar një turne të jashtëzakonshëm për të arritur deri në finalen e madhe. Spanja synon të rikthehet në majën e futbollit botëror, ndërsa Argjentina kërkon të shtojë një tjetër trofe në historinë e saj të lavdishme.
Pritet një përballje spektakolare mes dy skuadrave me shumë cilësi, ku çdo detaj mund të jetë vendimtar në garën për trofeun më prestigjioz të futbollit. Miliona tifozë në mbarë botën do ta ndjekin me interes këtë finale, e cila pritet të mbyllë në mënyrën më të mirë Botërorin 2026.
D.L
