Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Puskás Aréna” në Budapest do të jetë nikoqir i finales së parë të garave evropiane, respektivisht finales së Ligës së Evropës, mes Sevillas dhe Romës.
Përballje tejet interesante pritet sot në “Puskas Arena”, ku takohen gjashtë herë fituesit e kësaj gare, Sevilla me skuadrën e Romës nën urdhrat e Jose Mourinhos, i cili mbetet i pamposhtur në pesë finale që ka luajtur në to.
Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Sevilla u mposht 2:1 nga Real Madridi, sikurse Roma që u mposht me rezultat të njëjtë 2:1 nga Fiorentina.
Fakt interesant është që të gjitha 13 finalet e kaluar të Ligës së Evropës kanë parë një mesatare prej 2.92 golash për ndeshje.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin korrik të vitit 2023, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues, me rezultat të barabartë 0:0.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Sevillan nuk do të paraqiten Acuna, Corona dhe Gueye, kurse te Roma mungon Kumbulla, kurse në dyshime janë Dybala dhe Karsdorp.
Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë:
Sevilla (4-2-3-1): Bounou; Navas, Bade, Gudelj, Telles; Fernando, Rakitic; Ocampos, Torres, Gil; En-Nesyri
Roma (3-4-2-1): Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Zalewski, Cristante, Matic, Spinazzola; Pellegrini, El Shaarawy; Abraham.