UBT News

Sot luhen ndeshjet e para të gjysmëfinales në Kupën e Kosovës

Sot (e mërkure) me fillim nga ora 15:00 pritet të luhen dy ndeshjet e para të fazës së gjysmëfinales në Kupën e Kosovës.

Në ndeshjen e parë luajnë ekipet nga i njëjti qytet, ku Suhareka përballet me kampionin aktual të Kosovës, Ballkanin në “Stadiumin e Qytetit”.

Teksa në takimin tjetër, Drita zhvillon duelin në udhëtim ndaj Prishtinës, e cila do të luhet në “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Në këtë fazë të garës skuadrat zhvillojnë nga dy ndeshje me sistem vajtje-ardhje. Ndeshjet e kthimit zhvillohen pas dy jave, më 17 prill./UBTNews/

Exit mobile version