Para ndeshjes së Kosovës me Qipron në Ligën e Kombeve, në fushë do të zbresin edhe ata të grupmoshës U21 të cilët do të përballen me Estonin në Tallin ndaj Estonisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2025.
Shpresat e Kosovës vijnë në këtë ndeshje pas humbjes 4:0 nga Polonia, humbje e cila shuajti shpresat për kualifikim.
Momentalisht Kosova ka 12 pikë në vendin e katërt të Grupit D. Aq sa i ka edhe Bullgaria në vendin e tretë, ndërsa liderë e grupit është Gjermania me 25 pikë.
Bilanci i deritashëm i Kosovës U21 është tri fitore, tri barazime e tri humbje. Ndeshja Estoni–Kosovë zhvillohet të martën nga ora 17:00.