Me fillim nga ora 12:00 sot do të tërhiqet shorti për edicionin 2022/2023 të Superligës së Kosovës në hendboll.
Shorti tërhiqet në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Shorti tërhiqet si për Superligën e hendbollistëve ashtu edhe për Superligën e hendbollisteve.
Stinori i ri në Superligën e Kosovës në hendboll fillon më 17 shtator.