UBT News

Sot hidhet shorti i 1/16 në Champions League

Në Nyon të Zvicrës, sot me fillim nga ora 12:00, do të hidhet shorti për garën më prestigjioze evropiane të futbollit në nivel të klubeve në Champions League.

Shorti do të vendos përballë njëra-tjetrës 16 skuadra të cilat në dy ndeshje do të synojnë një vend në mesin e tetë skuadrave më të mira të këtij kompeticioni.

Pritet të ketë përballje mjaft interesante, me skuadra tejet të forta që do të marrin pjesë në fazën e 1/16 të Ligës së Kampionëve.

16 skuadrat pjesëmarrëse në fazën e eliminimit direkt:

Atalanta, Bayern Munchen, Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Barcelona, Chelsea, Borussia Monchengladbach, Juventus, Lazio, Liverpool, RB Leipzig, Manchester City, Porto, Paris Saint Germain, Sevilla, Real Madrid.

Exit mobile version