Sot (e mërkure) me fillim nga ora 12:00, në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovë do të hedhet shorti për çerekfinalen e kupës së Kosovës.
Skuadrat të cilat kanë arritur në këtë fazë të garës janë: Ballkani, Drita, Dukagjini, Malisheva, Prishtina, Suhareka, Trepça ’89 dhe Vjosa.
Pesë ekipet e para garojnë në Superligë, ndërsa tre të fundit janë pjesë e Ligës së Parë, dy të parat nga Liga e Parë janë prej Grupit A, ndërsa Vjosa është e vetmja nga Grupi B i Ligës së Parë e cila ka siguruar çerekfinalen.
Në çerekfinale të Kupës së Kosovës luhet një ndeshje dhe fituesi i saj shkon në gjysmëfinale të garës.
Fituesi i Kupës siguron dalje në garat evropiane, përkatësisht në kualifikime për UEFA Conference League./UBTNews/