Xhiroja e 22-të na sjell ndeshje interesante. Gara për kampion bëhet më e zjarrtë e njëjtë edhe lufta në pozitat e fundit se kush do të mund të fitojë pikët e mjaftueshme dhe të sigurojë biletën e qëndrimit në BKT Superligë edhe për një tjetër sezon.
Dita e sotme ka në program dy ndeshje. Është derbi mes Dritës dhe Ballkanit, mysafirët synojnë pikët e plota për të forcuar vendin e parë kurse nikoqirët dëshirojnë tri pikë të vendosen në krye të tabelës.
Në “Zahir Pajaziti” do të përballen Llapi me Malishevën. Vendasit me fitore do t’i afroheshin liderit të tabelës kurse mysafirët do t’i largoheshin edhe më shumë zonës së rrezikshmërisë.
Të dyja ndeshjet fillojnë në ora 13:00./UBTNews/