UBT News

Sot fillon java e 17-të e Viva Fresh Ligës së Parë

Derbi lokal mes Istogut dhe Phoenixit e hap javën e 17-të të grupit A në Viva Fresh Ligën e Parë kurse përballja mes Arbërisë dhe Vushtrrisë e fillon javën e 17-të të grupit B.

Istogu zë vendin e dytë me 22 pikë të mbledhura dhe synon edhe tri pikë tjera për ta forcuar këtë pozitë kurse Phoenix zë vëndin e shtatë me 21 pikë.

Vushtrria udhëton tek Arbëria dhe dy ekipet synojnë pikët e plota. Vushtrria mban vendin e dytë në tabelë me 30 pikë, një më pak se lideri kurse Arbëria renditet e treta me 26 pikë.

Të dyja ndeshjet fillojnë në ora 13:00./UBTNews/

Exit mobile version