Lideri i Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani, sot ndeshet me Arbërinë e Dobrajës së Lipjanit, në një takim shumë interesant, që me fitoren eventuale të Ballkanit, shkëputet në pesë pikë nga Drita.
Të dy skuadrat futen në këtë takim për fitore, teksa me ngulm të madh do e kërkojë Ballkani, e që Arbëria pritet të jetë kockë e fortë për skuadrën nga Suhareka. Ndeshjen e parë Ballkani mezi e fitoi në Kastriot, me një penalti diskutabile të fituar nga Mevlan Zeka, e që në fund i dha 3 pikë Ballkanit.
E Arbëria që është skuadër me lojtarë kualitativ, që ishte e papërshtatshme dhe e fuqishme për shumë skuadra, pritet që në këtë takim sërish të tregojë ndeshje të fortë e interesante, që në krye me Arbnor Morinën ka sjellur një futboll interesant.
Ballkani me statistikat e saj është e frikshme, ku në këtë sezon është e pamposhtur në shtëpi, në gjashtë ndeshje ka regjistruar gjashte fitore, e që mund të jetë ferri i vërtetë për Arbërinë sot qyteti i Suharekës.
Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 13:00, në stadiumin me bari artificial në Suharekë, teksa drejtësinë do e ndajnë gjyqtarët: Mentor Ajeti, Lumturije Muhadri, Alban Ejupi dhe Isak Ceroviku./UBTNews