I dërguari special i BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka thënë se i dëgjoi me kujdes bashkëbiseduesit e tij në Serbi, duke theksuar se normalizimi i marrëdhënieve është i rëndësishëm për shkak të njerëzve në terren.
Sorensen ka shkruar në platformën X se kishte zhvilluar bisedime përgatitore në Beograd për takimet e ardhshme si pjesë e dialogut.
“Pas vizitës sime në Prishtinë në fillim të gushtit, isha në Beograd për bisedime përgatitore për takimet e ardhshme në kuadër të dialogut. I dëgjova me kujdes bashkëbiseduesit e mi dhe theksova rëndësinë e normalizimit për hir të njerëzve në terren”, ka theksuar Sorensen.