UBT News

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kombeve, Italia dhe Spanja premtojnë spektakël

Njëra ndër përballjet më interesante në nivel kombëtaresh, ajo në mes Italisë dhe Spanjës rikthehet përsëri sonte, përballje kjo që pritet të jetë e shoqëruar me rivalitet e emocione të mëdha. 

Të dy kombëtaret u takuan herën e fundit në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian dhe sonte do të takohen përsëri në një gjysmëfinale tjetër.

Italia e kishte fituar ndeshjen në Kampionat Evropian pas penalltive dhe kjo mund të jetë një mundësi e mirë për hakmarrje nga kombëtarja e Spanjës.

Të dy skuadrat kanë ekipin e kompletuar dhe do mundohen të arkëtojnë fitoren në “San Siro”.

Kjo ndeshje zhvillohet në ora 20:45 dhe fituesi i këtij takimi në finale do të takohet me fituesin e ndeshjes Belgjikë – Francë.

Exit mobile version