Kupa e Italisë vazhdon sot me gjysmëfinalen e dytë, ku Napoli pret në shtëpi skuadrën e Atalantas.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në stadiumin “Diego Armando Maradona”, ndërsa ajo e kthimit në Bergamo, në stadiumin “Gewiss”.
Mbrëmë, Juventusi mposhti Interin si mysafir me rezultat 1:2, ku ka mbetur edhe ndeshja e kthimit e cila do të luhet në stadiumin e Juventusit në “Allianz”. Zonja e Vjetër është me një këmbë në finale, ku në rast barazimi ose fitoreje do të kualifikohej në finale, ku më pas do të përballet me Napolin ose Atalanta.
Napoli luan sot pa sulmuesin Dries Mertens, i cili vuan nga një lëndim në ligamente, dhe pa mesfushorin Fabian Ruiz, i cili ka rezultuar me COVID-19.
Në anën tjetër, te skuadra e Atalantas do të mungojnë dy mbrojtësit Jose Luis Palomino, që është i suspenduar dhe pa Christian Romeron i cili ka dalë pozitiv me COVID-19.
Trajnerët Gattuso dhe Gasperini do të hynë në këtë ndeshje me lojtarët më të mirë në dispozicion, me qëllim për të siguruar fitoren dhe formacionet e mundshme pritet të jenë këto si më poshtë.
Napoli (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Hysaj; Elmas, Bakayoko; Lozano, Zielinski, Insigne; Petagna
Atalanta (3-4-2-1): Gollini; Toloi, Caldara, Djimsiti; Maehle, De Roon, Freuler, Gosens; Pessina, Malinovskyi; Muriel