Nga ora 21:00, skuadra braziliane Fluminense dhe ajo arabe Al Hilal do të përballen për herë të parë në histori, në një duel emocionues që zhvillohet në stadiumin “Camping World” në Orlando.
Të dyja skuadrat kanë qenë surpriza të mëdha, duke eliminuar gjigantë të futbollit evropian. Fluminense mposhti Interin me rezultat 2-0, ndërsa Al Hilal shkroi histori duke e eliminuar kampionin në fuqi Manchester City.
Ky takim do të përcaktojë një tjetër finalist të mundshëm të këtij edicioni të pasur me surpriza, dhe pritet të ofrojë emocione të forta për të gjithë adhuruesit e futbollit.