Sonte në UBT TV, nga ora 20:00, vjen një episod i veçantë i podcastit me profesorin dhe ekspertin e teknologjisë inorganike, Prof. Ibush Luzha, një nga njohësit më të thellë të fushës së mjedisit, ndotjes dhe menaxhimit të cilësisë në Kosovë.
Në këtë podcast, Profesori Luzha sjell një qasje shkencore dhe profesionale mbi zhvillimin industrial dhe sfidat mjedisore të vendit tonë. Ai flet për rëndësinë e teknologjisë inorganike, ndikimin e saj në industri dhe në mbrojtjen e mjedisit, si dhe për arsyet që e shtynë t’i përkushtohet kërkimit shkencor në ndotjen e ujit dhe ajrit.
Diskutimi hapet me çështje thelbësore si:
- Gjendja e ujërave sipërfaqësore në Kosovë, duke u bazuar në hulumtime dhe matje të detajuara.
- Ndikimi i ujërave industriale në lumenjtë tanë, dhe çfarë tregojnë analizat viteve të fundit.
- Masat që duhet të ndërmarrin komunat dhe industria për të ulur ndotjen e ujit dhe përmirësuar menaxhimin mjedisor.
- Rëndësia e arsimit universitar për ndërgjegjësimin e studentëve mbi teknologjitë e pastra dhe ruajtjen e mjedisit.
- Kontributi i UBT-së në formimin e kuadrove profesionale për mjedis, cilësi dhe teknologji të qëndrueshme.
