UBT News

Sonte ndeshje finale në volejboll

Në Pallatin e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, sonte zhvillohen ndeshje shumë të rëndësishme finale në kuadër të Raiffeisen Superliga e Kosovës në volejboll.

Në konkurrencën e femrave, nga ora 20:30 luhet finalja e dytë e serisë për titullin e kampionit, ku përballen KVF Ferizaj dhe KV Fer Volley. Ky duel pritet të jetë vendimtar në garën për titull, pas ndeshjes së parë mes këtyre dy skuadrave rivale.

Ndërkohë, në konkurrencën e meshkujve, sonte nis seria e finaleve, ku në aktin e parë përballen dy skuadra nga i njëjti qytet, KV Ferizaj dhe KV Luboteni. Ndeshja fillon nga ora 18:00 dhe pritet të sjellë një rivalitet të fortë lokal.

Të dyja përballjet pritet të ofrojnë spektakël dhe interesim të madh nga tifozët, duke qenë se bëhet fjalë për ndeshje vendimtare në garën për titujt kampionë.

Exit mobile version