UBT News

Sonte ndeshja Real Madrid – Inter

Real Madridi sonte e pret në shtëpi Interin e Antonio Contes. Skuadra e Interit udhëton në Spanjë për t’u përballur me yjet e Realit, që kësaj të fundit i mungojnë disa lojtarë.

Zinedine Zidane do të jetë pa Carvajal, Militao, Nacho, Odegaard, e Odriozola, teksa Antonio Conte nuk do të llogarisë në lojtarin kryesor Romelu Lukaku, Sensi e Vecino, të cilët janë të lënduar.

Inter gjendet në pozitën e 3-të në grupin B, me 2 pikë, teksa Real Madridi në pozitën e fundit që ka regjistruar një humbje dhe një barazim. Dy javët e para në Ligën e Kampionëve për të dy këto skuadra ishin jo të mira, teksa sonte pritet një përballje mjaft interesante.

Zidane pritet të startojë me Eden Hazard, i cili është rikthyer nga lëndimi, i cili shënoi në vikend, teksa në dispozicion ka shumë lojtarë në repartin e sulmit, e në mbrojtje ka mjaft probleme, si shkak i lëndimeve të shumta të lojtarëve nga reparti defansiv.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin Alfredo di Stefano, dhe starton me fillim nga ora 21:00./UBTNews

Exit mobile version