UBT News

Sonte mbrëmje klasike me “Orchestra of Campania” në Mitrovicë

Sonte, në Muzeun e Mitrovicës, nga ora 19:00, publiku do të ketë mundësinë të shijojë një performancë të veçantë me “Orchestra of Campania”, nën drejtimin e dirigjentit të njohur italian, Leonardo Quadrini.

Koncerti, i organizuar nga Akademia Ndërkombëtare e Pianos në Ballkan, do të sjellë në skenë soprano Federica D’Antonino, mezzo-soprano Orsolla Russo, tenor Giuseppe Maiorano dhe bass Giuseppe Montanaro, të cilët do të interpretojnë veprat e kompozitorit austriak Sigismond Thalberg, një nga pianistët më virtuozë të shekullit të 19-të.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Mitrovica Piano Fest dhe përkrahet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Mitrovicë, duke ofruar një mbrëmje muzikore të paharrueshme për të gjithë adhuruesit e muzikës klasike. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version