Kombëtarja e Kosovës dje në mesditë ka arritur në Athinë dhe është akomoduar në hotelin “Radisson Blu Park”, derisa në mbrëmje e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore në Stadiumin Olimpik në kryeqytetin helen.
Sonte Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Greqinë në kuadër të grupeve të Ligës C në Ligën e Kombeve. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45, në stadiumin “Spiros Louis”.
Përkundër faktit që në këtë ndeshje Dardanët do t’i kenë dhjetë mungesa, atmosfera në ekip është e mirë dhe të gjithë janë të motivuar për të dhënë maksimumin dhe për t’i dhënë fund serisë së rezultateve negative./UBTNews