UBT News

Sonte Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave përballet me Holandën

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave sonte do të zhvillojë ndeshjen kundër Holandës. Ndeshja do të zhvillohet në orën 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022.

Dje Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes kundër Holandës.

Futbollistet tona pas barazimit si mysafire kundër Turqisë (0:0), synojnë që të kenë paraqitje sa më të mirë në duelin e nesërm, edhe pse janë të vetëdijshme për nivelin e lartë të kundërshtareve./UBTNews

Exit mobile version