UBT News

Sonte klasikja gjermane, Halaand përballet me Lewandowskin

Sonte futbolli gjerman do të jetë i ndezur, kjo për faktin se ndeshen dy gjigantët gjerman, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, në një duel interesant në kuadër të superkupës së Gjermanisë.

Borussia Dortmund do të zbresë në këtë takim duke mos llogaritur në shërbimet e Burki, Hazard, Morey, Sancho, Schmelzer e Zagadou, e në dyshim për këtë takim janë Piszczek, Raschl e Schulz. Nga ana tjetër, Bayern Munich nuk do të llogarisë në shërbimet e Alaba, Kouassi dhe Leroy Sane.

Mirëpo ky takim pritet të jetë mjaft i nxehtë, duke ditur kualitetin dhe rivalitetin që kanë këto dy skuadra në Gjermani. Në fundjavë që të dy këto skuadra u mposhtën, kështu Bayerni duke regjistruar humbjen e parë pas një ecurie të gjatë fitoresh, e Dortmund duke regjistruar humbjen e dytë brenda pesë ndeshjesh.

Në pesë takimet e fundit në të gjitha kompeticionet mes Bayernit dhe Dortmundit, bavarezët regjistrojnë tre fitore, ndërkaq skuadra e Favre Lucien dy fitore ndaj ekipit të Hansi Flick.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin Allianz Arena, me fillim nga ora 20:30./UBTNews

Exit mobile version