Sonte fillon ora policore në Maqedoni të Veriut. Qeveria mori vendim pas propozimit të Komisionit për Sëmundje Infektive dhe me qëllim që të parandalohet rritja e rasteve.
Sipas vendimit të Qeverisë maqedonase, ora policore do të zgjasë deri më 22 mars, dhe do të zbatohet nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Ndërkohë që lëvizja gjatë kësaj periudhe do të jetë e mundur vetëm me leje për qarkullim.