UBT News

Sonte “beteja” e parë e finales mes Pejës dhe Trepçës

Sonte do të zhvillohet ndeshja e parë e serisë së finales së “PlayOff-it” në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Me fillim nga ora 20:00, palestra “Minatori” në Mitrovicë do të jetë nikoqire e ndeshjes së parë të finales së “PlayOff-it” mes Trepçës dhe Pejës.

Për ta siguruar finalen, Trepça e eliminoi Sigal Prishtinën duke triumfuar 3:2 në seri, krahas Pejës e cila e eliminoi Yllin duke e mposhtur 3:1 në ndeshje.

Ndeshja e parë e serisë së finaleve do të zhvillohet në Mitrovicë, ndërsa cilado skuadër që regjistron tri fitore e para shpallet kampione e Kosovës.

20:00 KB Trepça – KB Peja (Palestra Minatori – Mitrovicë)

Exit mobile version